Akademi trajnimesh praktike
Mëso Digital Marketing dhe AI. Fito praktikë reale.
Digital Vision Academy është akademi trajnimesh praktike në Digital Marketing dhe Artificial Intelligence. Mësimet zhvillohen online, drejtpërdrejt me instruktorin, me shembuj dhe raste reale nga tregu. Grupi 5, AI Marketing Pro, fillon më 23 nëntor 2026, zgjat 5 javë dhe mbyllet me certifikatë, referim në LinkedIn dhe praktikë për studentin më të mirë.
- Fillimi
- 23 nëntor 2026
- Çmimi
- Vetëm 85€
- Gjuha
- Shqip
Grupi 5 - 2026
AI Marketing Pro
Video Content, Meta Ads, SEO, ChatGPT, Claude & Gemini
- Fillimi
- 23 nëntor 2026
- Ditët
- E hënë, e mërkurë, e premte
- Ora
- 20:00–21:30
- Formati
- 100% online në Zoom
- Kohëzgjatja
- 5 javë
Çmim historik për këtë grup. Vendet janë të limituara.
Rezervo vendinQasja jonë
Jo thjesht edhe një kurs tjetër në Digital Marketing. Qëllimi nuk është vetëm një certifikatë, por aftësi që i përdor menjëherë në punë.
Në Digital Vision Academy trajnimi ndërtohet mbi punë reale. Çdo temë shpjegohet me shembuj nga tregu, pastaj zbatohet në raste konkrete, që njohuria të mbetet dhe të kthehet në rezultat.
Mëso, praktiko dhe dil i gatshëm për tregun real të punës. Kjo është matja e vetme që na intereson.

Çfarë mëson
Çfarë përfshin trajnimi
Gjashtë module që ndërtohen mbi njëri-tjetrin gjatë pesë javëve, nga përmbajtja dhe reklamat deri te SEO, mjetet e AI dhe automatizimet.
- 01
Krijimi i Video Content
Mëson si të planifikosh, të xhirosh dhe të montosh video që mbajnë vëmendjen në rrjetet sociale, nga ideja deri te publikimi.
- 02
Meta Ads dhe strategjia e fushatave
Ndërton fushata në Facebook dhe Instagram: audienca, buxhete, kreativë dhe matje e rezultateve, me shembuj realë nga tregu.
- 03
SEO dhe AI SEO
Mëson si renditet një faqe në Google dhe si të dalësh në përgjigjet e motorëve të kërkimit me AI, me hapa që i zbaton menjëherë.
- 04
ChatGPT, Claude dhe Gemini
Përdor mjetet më të fuqishme të AI për kërkim, ide, tekste, përmbajtje dhe analizë, si pjesë e punës së përditshme në marketing.
- 05
Strategji praktike të marketingut digjital
Bashkon gjithçka në një strategji të plotë, të ndërtuar mbi raste reale, që ta kesh gati për klientin ose biznesin tënd.
- 06
AI për webfaqe dhe automatizime
Mëson si ta përdorësh AI-n në punë, si të ndërtosh një webfaqe me AI dhe si të automatizosh detyrat që përsëriten, që të kursesh kohë çdo ditë.
- Përdorimi i AI-t
- Ndërtimi i webfaqeve me AI
- Automatizimet me AI
Me instruktoren Arbiona Shahu

- Fillimi
- 23 nëntor 2026
- Ditët
- E hënë, e mërkurë, e premte
- Ora
- 20:00–21:30
- Formati
- 100% online në Zoom
- Kohëzgjatja
- 5 javë
Kursi që po zhvillohet
AI Marketing Pro
Video Content, Meta Ads, SEO, ChatGPT, Claude & Gemini
Grupi 5 fillon më 23 nëntor 2026 dhe zgjat 5 javë, 100% online përmes Zoom. Mëson të krijosh përmbajtje, të menaxhosh reklama, të optimizosh SEO dhe të përdorësh mjetet më të fuqishme të AI për marketingun digjital.
- Video Content, Meta Ads, SEO dhe AI SEO
- ChatGPT, Claude dhe Gemini në punën e përditshme
- Ligjërata të regjistruara me qasje 24/7
- Certifikatë, referim në LinkedIn dhe praktikë për studentin më të mirë
Çfarë përfiton
Gjashtë gjëra që i merr me vete
Çdo student merr qasje 24/7 në ligjërata, mbështetje në grup, certifikatë dhe referim. Studenti më i mirë fiton edhe praktikë në Akademi.
Ligjërata të regjistruara
Të gjitha ligjëratat regjistrohen, me qasje 24/7. Nëse humb një orë, e shikon kur të duash.
Mbështetje në grup
Grup mbështetjeje për studentët, ku pyet, merr përgjigje dhe shkëmben me të tjerët.
Referim në LinkedIn
Merr referim në LinkedIn nga akademia pas përfundimit të trajnimit.
Certifikatë e përfundimit
Në fund të trajnimit merr certifikatën e Digital Vision Academy.
Praktikë 3-mujore në Akademi
Studenti me performancën më të mirë realizon praktikë 3-mujore pranë Digital Vision Academy.
Punësim full-time remote
Pas praktikës, studenti më i mirë ka mundësi punësimi full-time remote.
Studentët tanë
Studentë që e përfunduan programin me certifikatë
Çdo student që i plotëson kërkesat e kursit merr certifikatë përfundimi nga Digital Vision Academy, të nënshkruar nga themeluesit. Këtu janë disa nga studentët e certifikuar.
Provo njohuritë me provimin falas dhe merr certifikatën e provimitTijeta MollaCertifikatë përfundimi Silva KeciCertifikatë përfundimi
Denis Balla Odeta Xhafa Isa Etemi Amdi Alija Merita Marku Sonila Murati Edlira Jaupaj Sherifaj Besar Ferati
11 nga 24 certifikata të shfaqura
Provim falas me AI
Provo njohuritë dhe merr certifikatën tënde
AI përgatit për ty 15 pyetje të reja nga temat e kursit. Kalon me 70% dhe merr menjëherë certifikatën e provimit, me kod verifikimi që e ndan në LinkedIn.
- pyetje me 4 alternativa
- 15pyetje me 4 alternativa
- për të kaluar (11 të sakta)
- 70%për të kaluar (11 të sakta)
- minuta kohë
- 60minuta kohë
- falas, me certifikatë
- 0 €falas, me certifikatë
Digital Vision Academy
CERTIFIKATË
Provimi AI Marketing Pro

Kjo certifikatë i jepet
Arta Krasniqi
për kalimin me sukses të provimit online Provimi AI Marketing Pro të Digital Vision Academy, me 14 nga 15 përgjigje të sakta (93%), në video content, Meta Ads, SEO, mjetet e AI dhe strategjinë e marketingut digjital.
- Data
- 20 nëntor 2026
- Kodi i verifikimit
- DVA-2026-K7Q4XM9RTB
- Verifiko
- Verifiko te digitalvision.academy/certifikata/DVA-2026-K7Q4XM9RTB
i kaluar
Vlerësimet
Çfarë thonë studentët për trajnimet tona
Studentët e Digital Vision Academy i vlerësojnë trajnimet me 5 yje në Google, për qasjen praktike, rastet reale dhe mentorimin hap pas hapi.
Një nga investimet më të mira! Kursi është shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë e më profesionale të mundshme. Çdo informacion ka qenë aq i qartë dhe i kuptueshëm, sa të jep menjëherë dëshirën dhe sigurinë për t'i vënë gjërat në punë. Faleminderit pafund!
Gjiko KasmahuVlerësim në Google E rekomandoj këtë trajnim!
Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në një trajnim të tillë. Njohuritë dhe aftësitë e mia në këtë fushë ishin shumë bazike, por pas këtij kursi intensiv kam arritur të përmirësoj ndjeshëm mënyrën time të punës.
Të tre pedagogët kanë treguar një nivel shumë të lartë përgatitjeje dhe profesionalizmi. Informacioni është përcjellë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, duke ndërthurur teorinë me praktikën. Termat e rinj janë shpjeguar me kujdes dhe janë konkretizuar përmes shumë shembujve praktikë.
Një nga pikat më të forta të këtij trajnimi është mundësia për të komunikuar drejtpërdrejt me pedagogët dhe për të marrë këshilla e zgjidhje konkrete edhe për problematikat që hasim në punën tonë.
Një tjetër avantazh shumë i rëndësishëm është mundësia për t'i ndjekur përsëri leksionet në YouTube, sa herë kemi nevojë të rikujtojmë apo të përforcojmë njohuritë e marra.
Për mua, rezultati më i rëndësishëm është se njohuritë e fituara nuk kanë mbetur vetëm teori. Sot kam filluar t'i zbatoj në praktikë, të punoj dhe të gjeneroj të ardhura nga puna ime.
Faleminderit Akademisë dhe të tre pedagogëve për përkushtimin dhe profesionalizmin.
Shpresa RexhepajVlerësim në Google Ky trajnim aq unik, dhe frymezim te duash te punosh me IT. Mentorët Ilir Neziri , Rei Seferi dhe Atris Bekteshi ofrimin e teorise me praktiken e mireorganizuar ne detaj.
Nga optimizimi në Google deri te strategjitë e fundit të krijimit dhe menaxhimit te rrjeteve sociale, ndertimin e Webit dhe si te jesh nje profesionist ne kete fushe.
Respekt dhe mirenjohje per cilesine dhe ofertat.
Majlinda MarkuVlerësim në Google Kam bërë 2 kurse tek Digital Vision Academy dhe mund t'ju them me bindje se ishte zgjedhja e duhur. Të tre profesorët, Iliri, Atrisi dhe Rei, ishin shumë të kujdesshëm, të durueshëm dhe gjithmonë të gatshëm të të ndihmojnë.
Mësimi ishte i shkëlqyer, i qartë dhe i organizuar, dhe informacioni është gjithmonë i përditësuar, gjë që e them pasi e kam parë vetë në të dyja kurset.
Ia rekomandoj me zemër të gjithëve që duan të zhvillojnë aftësi të reja në mënyrën më të mirë të mundshme!
Odeta XhafaVlerësim në Google Jam shumë e kënaqur me eksperiencën time në Digital Vision Academy! Trajnimi ka qenë shumë profesional, me shpjegime të qarta dhe të vlefshëm e praktik. Vlerësoj veçanërisht përkushtimin dhe mënyrën e organizimit të kursit.
E rekomandoj me shumë kënaqësi për këdo që dëshiron të zhvillohet profesionalisht dhe të investojë në njohuri të reja. Faleminderit për këtë eksperiencë kaq pozitive!
Lori AvdullajVlerësim në Google Trajnimi “FULL SEO & SMM” ishte profesional dhe shumë praktik! Kombinimi i SEO dhe SMM në këtë kurs më ka dhënë një vizion të qartë sa i përket rritjes së biznesit në mënyrë organike dhe jo vetëm. Mentorët Ilir Neziri dhe Rei Seferi shpjegojnë me detaje gjithçka, nga optimizimi në Google deri te strategjitë e fundit të rrjeteve sociale për 2026. Gjithçka e shpjeguar teorikisht dhe praktikisht, dhe e zbatuar me detyra konkrete për çdo modul. Investimi më i mirë për karrierën time! Falenderuese dhe mirënjohëse pafund.
Esmeralda TodriVlerësim në Google Pata kënaqësinë të marr pjesë në Trajnimin Intensiv AI 6 Ditor dhe ishte një eksperiencë me shumë vlerë. Trajnimi ishte i organizuar në mënyrë profesionale, me përmbajtje praktike, të përditësuar dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë.
Një vlerësim i veçantë për mentorët Ilir Neziri dhe Rei Seferi, të cilët e zhvilluan trajnimin me profesionalizëm, qartësi dhe përkushtim, duke e bërë çdo sesion interesant dhe të dobishëm.
E rekomandoj këtë trajnim për këdo që dëshiron të kuptojë dhe të përdorë Inteligjencën Artificiale në mënyrë efektive në punë dhe në zhvillimin profesional.
Ina PriftiVlerësim në Google Kam mesuar SEO dhe SMM nga Ilir dhe Rei, dhe procesi ishte krejt ndryshe nga cfare prisja. Ne vend te teorive te komplikuara, ata e thjeshtojne cdo koncept ne hapa konkrete qe zbatohen menjehere.
Cdo seance ishte hands-on. Ata punonin vete me raste reale, dhe udhezonin hap pas hapi. Rezultatet erdhen shpejt, sepse gjithcka ishte e aplikueshme qe ne diten e pare.
Rekomandoj pa hezitim Ilirin dhe Rein per kedo qe kerkon mentorim real dhe praktik.
Arbiona ShahuVlerësim në Google Nje kurs teper i detajuar mbi content marketing, paid ads, SEO, perdorimin e AI!
Per cdo fillestar apo dhe per dike qe do te beje nje rafinim njohurish mbi pjesen e digital marketing do t’jua rekomandoja 10/10!!
Trajnues teper te afte ne shpjegjim Iliri, Rei & Atris.
Deni BallaVlerësim në Google
Na gjen online
Mëso falas dhe qëndro në kontakt
Mbështet punën tonë
Na ndihmo të krijojmë më shumë përmbajtje falas
Kurset falas në YouTube, blogu dhe burimet falas janë të hapura për këdo. Nëse puna jonë të ka ndihmuar, mund të na mbështetësh me një donacion përmes Ko-fi.
Mëso më shumë për punën tonëDonacion një herë
Zgjidh shumën që do dhe mbështet punën tonë me një pagesë të vetme.
Dhuro një herëDonacion mujor
Na mbështet çdo muaj. Te faqja e pagesës zgjidh opsionin mujor dhe mund ta anulosh kur të duash.
Dhuro çdo muaj

Libri i plotë i trajnimit
AI Master Digital Marketing Pro
16 module praktike nga zero deri te klienti i parë: strategji, AI, përmbajtje, reklama, SEO, dizajn dhe video. Nga Ilir Neziri & Rei Seferi.
Black Friday -50%Oferta mbaron më 30.11.2026
4,99 €Çmimi i rregullt 9,99 €
Pyetje të shpeshta
Çfarë duhet të dish para se të regjistrohesh
Nuk e gjete përgjigjen? Shkruaj në WhatsApp dhe përgjigjemi po atë ditë.
Pyet në WhatsAppTrajnimi fillon më 23 nëntor 2026 dhe zgjat 5 javë.
Mësimet mbahen çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, nga ora 20:00 deri në 21:30.
Trajnimi është 100% online dhe zhvillohet përmes Zoom. Mjafton një kompjuter dhe internet.
Trajnimi kushton 85€ për këtë grup. Vendet janë të limituara.
Të gjitha ligjëratat regjistrohen dhe ke qasje në to 24/7, kështu që mund ta shikosh kur të kesh kohë.
Krijimin e Video Content, Meta Ads dhe strategjinë e fushatave, SEO dhe AI SEO, përdorimin e ChatGPT, Claude dhe Gemini, strategji praktike të marketingut digjital, si dhe ndërtimin e webfaqeve dhe automatizimet me AI.
Po. Të gjithë studentët që e përfundojnë trajnimin marrin certifikatë përfundimi dhe referim në LinkedIn.
Studenti me performancën më të mirë realizon praktikë 3-mujore në Akademi, me mundësi punësimi full-time remote pas përfundimit të praktikës.
Regjistrimi bëhet në WhatsApp, në numrin +389 70 765 050. Aty merr edhe të gjitha informacionet shtesë.
Falas
Merr falas blueprint-in e marketingut digjital
Udhëzuesi ynë falas për fillestarët: si ta gjesh klientin, çfarë të postosh, si të nisësh reklamat e para dhe një plan 30-ditor për ta zbatuar. Shkruaj email-in dhe ta dërgojmë menjëherë.
- Blueprint i Marketingut Digjital për Fillestarë, me plan 30-ditor
- Prompt-e të gatshme për ChatGPT, Claude dhe Gemini
- Njoftime për trajnimet e reja të akademisë
Grupi 5 - 2026
Mëso. Krijo. Praktiko. Zhvillohu. Puno.
Vendet janë të limituara. AI Marketing Pro fillon më 23 nëntor 2026, me çmim historik prej vetëm 85€.




