Kalo te përmbajtja

Vlerësimet

Çfarë thonë studentët për Digital Vision Academy?

Studentët që kanë ndjekur trajnimet tona në SEO, rrjete sociale, Meta Ads dhe AI i vlerësojnë me 5 yje në Google. Ata veçojnë qasjen praktike, shpjegimet e qarta, informacionin e përditësuar dhe mentorët që të ndihmojnë hap pas hapi.

5,0

9 vlerësime nga studentët, të gjitha me 5 yje në Google.

Shiko në Google

Një nga investimet më të mira! Kursi është shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë e më profesionale të mundshme. Çdo informacion ka qenë aq i qartë dhe i kuptueshëm, sa të jep menjëherë dëshirën dhe sigurinë për t'i vënë gjërat në punë. Faleminderit pafund!

Gjiko KasmahuVlerësim në Google

Të gjitha vlerësimet e studentëve

  • E rekomandoj këtë trajnim!

    Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në një trajnim të tillë. Njohuritë dhe aftësitë e mia në këtë fushë ishin shumë bazike, por pas këtij kursi intensiv kam arritur të përmirësoj ndjeshëm mënyrën time të punës.

    Të tre pedagogët kanë treguar një nivel shumë të lartë përgatitjeje dhe profesionalizmi. Informacioni është përcjellë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, duke ndërthurur teorinë me praktikën. Termat e rinj janë shpjeguar me kujdes dhe janë konkretizuar përmes shumë shembujve praktikë.

    Një nga pikat më të forta të këtij trajnimi është mundësia për të komunikuar drejtpërdrejt me pedagogët dhe për të marrë këshilla e zgjidhje konkrete edhe për problematikat që hasim në punën tonë.

    Një tjetër avantazh shumë i rëndësishëm është mundësia për t'i ndjekur përsëri leksionet në YouTube, sa herë kemi nevojë të rikujtojmë apo të përforcojmë njohuritë e marra.

    Për mua, rezultati më i rëndësishëm është se njohuritë e fituara nuk kanë mbetur vetëm teori. Sot kam filluar t'i zbatoj në praktikë, të punoj dhe të gjeneroj të ardhura nga puna ime.

    Faleminderit Akademisë dhe të tre pedagogëve për përkushtimin dhe profesionalizmin.

    Shpresa RexhepajVlerësim në Google
  • Ky trajnim aq unik, dhe frymezim te duash te punosh me IT. Mentorët Ilir Neziri , Rei Seferi dhe Atris Bekteshi ofrimin e teorise me praktiken e mireorganizuar ne detaj.

    Nga optimizimi në Google deri te strategjitë e fundit të krijimit dhe menaxhimit te rrjeteve sociale, ndertimin e Webit dhe si te jesh nje profesionist ne kete fushe.

    Respekt dhe mirenjohje per cilesine dhe ofertat.

    Majlinda MarkuVlerësim në Google
  • Kam bërë 2 kurse tek Digital Vision Academy dhe mund t'ju them me bindje se ishte zgjedhja e duhur. Të tre profesorët, Iliri, Atrisi dhe Rei, ishin shumë të kujdesshëm, të durueshëm dhe gjithmonë të gatshëm të të ndihmojnë.

    Mësimi ishte i shkëlqyer, i qartë dhe i organizuar, dhe informacioni është gjithmonë i përditësuar, gjë që e them pasi e kam parë vetë në të dyja kurset.

    Ia rekomandoj me zemër të gjithëve që duan të zhvillojnë aftësi të reja në mënyrën më të mirë të mundshme!

    Odeta XhafaVlerësim në Google
  • Jam shumë e kënaqur me eksperiencën time në Digital Vision Academy! Trajnimi ka qenë shumë profesional, me shpjegime të qarta dhe të vlefshëm e praktik. Vlerësoj veçanërisht përkushtimin dhe mënyrën e organizimit të kursit.

    E rekomandoj me shumë kënaqësi për këdo që dëshiron të zhvillohet profesionalisht dhe të investojë në njohuri të reja. Faleminderit për këtë eksperiencë kaq pozitive!

    Lori AvdullajVlerësim në Google
  • Trajnimi “FULL SEO & SMM” ishte profesional dhe shumë praktik! Kombinimi i SEO dhe SMM në këtë kurs më ka dhënë një vizion të qartë sa i përket rritjes së biznesit në mënyrë organike dhe jo vetëm. Mentorët Ilir Neziri dhe Rei Seferi shpjegojnë me detaje gjithçka, nga optimizimi në Google deri te strategjitë e fundit të rrjeteve sociale për 2026. Gjithçka e shpjeguar teorikisht dhe praktikisht, dhe e zbatuar me detyra konkrete për çdo modul. Investimi më i mirë për karrierën time! Falenderuese dhe mirënjohëse pafund.

    Esmeralda TodriVlerësim në Google
  • Pata kënaqësinë të marr pjesë në Trajnimin Intensiv AI 6 Ditor dhe ishte një eksperiencë me shumë vlerë. Trajnimi ishte i organizuar në mënyrë profesionale, me përmbajtje praktike, të përditësuar dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë.

    Një vlerësim i veçantë për mentorët Ilir Neziri dhe Rei Seferi, të cilët e zhvilluan trajnimin me profesionalizëm, qartësi dhe përkushtim, duke e bërë çdo sesion interesant dhe të dobishëm.

    E rekomandoj këtë trajnim për këdo që dëshiron të kuptojë dhe të përdorë Inteligjencën Artificiale në mënyrë efektive në punë dhe në zhvillimin profesional.

    Ina PriftiVlerësim në Google
  • Kam mesuar SEO dhe SMM nga Ilir dhe Rei, dhe procesi ishte krejt ndryshe nga cfare prisja. Ne vend te teorive te komplikuara, ata e thjeshtojne cdo koncept ne hapa konkrete qe zbatohen menjehere.

    Cdo seance ishte hands-on. Ata punonin vete me raste reale, dhe udhezonin hap pas hapi. Rezultatet erdhen shpejt, sepse gjithcka ishte e aplikueshme qe ne diten e pare.

    Rekomandoj pa hezitim Ilirin dhe Rein per kedo qe kerkon mentorim real dhe praktik.

    Arbiona ShahuVlerësim në Google
  • Nje kurs teper i detajuar mbi content marketing, paid ads, SEO, perdorimin e AI!

    Per cdo fillestar apo dhe per dike qe do te beje nje rafinim njohurish mbi pjesen e digital marketing do t’jua rekomandoja 10/10!!

    Trajnues teper te afte ne shpjegjim Iliri, Rei & Atris.

    Deni BallaVlerësim në Google

Ke ndjekur një trajnim me ne?

Na trego si ishte eksperienca jote. Një vlerësim në Google i ndihmon të tjerët të zgjedhin trajnimin e duhur.

Grupi 5 - 2026

Mëso. Krijo. Praktiko. Zhvillohu. Puno.

Vendet janë të limituara. AI Marketing Pro fillon më 23 nëntor 2026, me çmim historik prej vetëm 85€.